SHKODER-Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjes e sotme në Shkodër, ku një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët dhe për pasojë një i moshuar humbi jetën. Sipas ISHTI, shkak i zjarrit nuk është bombola e gazit, pasi zjarri nisi në katin e dytë të banesës, ku u gjet edhe viktima, ndërsa bombola u gjet në katin e parë, e pa dëmtuar dhe pa shenja deformimi.

Njoftimi i ISHTI:
Menjëherë pas informacionit për rënien e një zjarri ne Rrugën ‘Nazmi Kryeziu’ në Shkodër, inspektore të ISHTI u nisen drejt vendngjarjes.
Sipas të dhënave zjarri që ka renë në banesën e familjes Hoxha, nga ku ka humbur jetën i asfiksuar Haki Hoxha rreth 80 vjeç, nuk ka të bëjë me rrjedhje apo shpërthim bombole. Ne komunikimin me familjaret mësohet se zjarri ka filluar ne katin e 2 ku ndodhej viktima. Ndërkaq forcat zjarrfikëse nga dhoma në katin e parë kanë nxjerrë 1 bombol 15 kg bosh, të pa instaluar me ndonjë pajisje ngrohëse apo gatimi. Pas verifikimeve u konstatua se bombola është e pa dëmtuar dhe pa shenja deformimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb