SIRI- Të paktën 121 persona, pjesa më e madhe civilë u vranë sot gjatë sulmeve terroriste që goditën disa qytete të cilët janë bastione të regjimit sirian, të pretenduara nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik, sipas një bilanci të ri të paraqitur nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Pesë sulme kamikaze dhe dy me autobomba sipas kësaj OJQ-je u shënuan në Tartous dhe Jable, dy qytete kufitare në perëndim të Sirisë me shumicë alavite, një minoritet ku bën pjesë dhe presidenti Bashar al-Assad.

Këto sulme të regjistruara janë më tragjikët në dy qytetet, relativisht të distancuar nga lufta që po rrënon vendin në pesë vitet e fundit.

Televizioni siriani shfaqi pamjet makabre të sulmit ku tashmë vihen re disa automjete dhe autobusë të karbonizuar dhe grumbuj me hekurishte.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: