Organizata terroriste e shtetit islamik ISIS ka kërcënuar në gjuhën shqipe në agjencinë e lajmeve Nashir që numëron rreth 400 ndjekës. Me anë të këtij mesazhi ISIS nxit ndjekësit për dhunë.

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyr në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”, thuhet në këtë mesazh-kërcënim.

Ky mesazh është publikuar në aplikacionin “Telegram” në emrin “Agjencia e Lajmeve Nashir”, ose ndryshe “Agjencia për botime zyrtare të Shtetit Islam”, shkruan Express.

isis kercenon

Ky mesazh vjen pak ditë para festave të fundvitit, ndërkohë që pak ditë më parë ISIS kërcënoi edhe Italinë, duke thënë se se do të sulmonte Romën dhe Vatikanin.

Ndër të tjera në mesazhin kërcënues, ISIS e cilëson vitin 2018 si vit i përgjakshëm. Ndonëse Shteti islamik po pëson disfata të njëpasnjëshme në Irak e Siri, kërcënimet ndaj perëndimit vijojnë. Në dy vitet e fundit, festat e ndryshme ku ka grumbullime të mëdha njerëzish përfshirë dhe ato të fundvitit janë përdorur për sulme të përgjakshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: