Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të mbrëmshme në Paris, nga të cilat humbën jetën 127 njerëz, shkruan Reuters, ndërsa kërcënon sërish se nuk do të ndalin sulmet terroriste. Sipas “Al Arabiya”, video nuk ka një datë, por militantët kërcënojnë se nuk do të ketë paqe.

“Franca nuk do të jetojë në paqe, për sa kohë sulmet vazhdojnë”, shprehen militantët e ISIS.

Kjo deklaratë përbën edhe marrjen e përgjegjësisë jo të drejtpërdrejtë nga ana e ISIS-it për atentatet e Parisit.

Në këtë video, që sipas ”Al Arabiya”-s është publikuar nga qendra mediatike ”Al Hayat”, krahu mediatik i ISIS-it, një luftëtar i grupit fton myslimanët francezë për fillimin e sulmeve të reja.

Nëpërmes një komunikate zyrtare, grupi militant i ISIS-it ka thënë se ishin sulme vetëvrasëse me bomba të lidhura në trup dhe armë automatike, të organizuara në disa pjesë të qytetit, që janë sulmuar me kujdes.

ISIS-i ka thënë se sulmet në Paris janë si kundërpërgjigje për fyerjet që i janë bërë profetit të islamit dhe për sulmet ajrore në territorin e Shtetit Islamik.

Disa orë më parë, versioni francez i ”Dabiq”-it, revistë e ISIS-it, i lidhi sulmet me bombardimet në Siri, duke marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris.

Franca llogaritet si vendet me rrezik të lartë nga terroristët. Janë gjithsej 1.573 francezë etnik që llogariten se janë ‘të përfshirë në grupet terroriste’.

SHTETI ISLAMIK I IRAKUT DHE LEVANTIT MERR PËRSIPËR SULMET: PARISI ËSHTË KRYEQYTETI I PERVERSITETIT DHE I NEVERISË
Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet në Paris mbrëmjen e djeshme, ku humbën jetën rreth 127 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u plagosën.

Shteti Islamik ka thënë përmes një deklarate të postuar online se “tetë vëllezër me rripa shpërthyes dhe pushkë sulmuese” kanë kryer sulmet. Grupi xhihadist ka thënë se sulmet e së premtes janë përgjigje për fyerjet ndaj profetit të tyre dhe për sulmet ajrore në “territorin e Shtetit Islamik”.

Sipas ISIS, “Parisi është kryeqyteti i neverisë dhe perversitetit”. ISIS ka kërcënuar për sulme të tjera në Francë. Deklarata është bërë pak minuta pasi presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë në një adresim televiziv se sulmet janë kryer nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb