ITALI- Brenda pak ditësh vjen kërcënimi i dytë për Italinë. ISIS përmes një kanali ‘Telegram’ në shtetin Islamik u ka kërkuar ‘ujqërve të vetmuar’ të xhihadit që të sulmojnë shtetin fqinj, duke përdorur automjetet si armë, ashtu siç ka ndodhur në sulmin e fundit në Barcelonë.

ISIS, përmes një kanali telegram pranë shtetit islam, po u kërkon “ujqërve të vetmuar” të xhihadit të sulmojnë në Itali, duke përdorur automjete si armë. Lajmi bëhet i ditur nga një sajt amerikan që monitoron ekstremizmin islamik, shkruan ‘Tgcom’. “Ju duhet t’i luftoni ata”, është shkruar në italisht, ku pas saj shfaqet një njeri që fsheh një thikë prapa shpinës në sfond të një qyteti.
Kercenimet itali
Por kërcënimit të ISIS nuk i ka shpëtuar as Papa Francesku. “Ne do të hakmerremi, do të jemi në Romë”, thuhet në kërcënim.

Kjo nuk është hera e parë që ekstremistët islamikë kërcënojnë Papa Franceskun, ndërsa disa herë janë publikuar lajme se si objektiv i sulmeve terroriste mund të ishte dhe Vatikani.

Nga sulmi terrorist që ndodhi pak ditë më parë në Barcelonë, 14 persona humbën jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb