Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO ISIS kërcënon shqiptarët: Do të vijnë ditë të zeza për ju. Do t’ju vijmë me bomba

Abu Bilqis (Al­-Albani), një nga dy shqiptarët që shfaqet në video
Shqiptari i dytë në video, Abu Muqatil (Al­Kosova) kërcënon shqiptarët


Seksioni për media i ISIS-it, Alhayat Media Center, ka publikuar një dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan.

Sipas videos, ISIS i cilëson shqiptarët më së shumti si ateistë, duke iu referuar ateizmit që kërkoi të instalonte diktatori, Enver Hoxha. Në këtë video paraqiten dy shqiptarë që luftojnë për ISIS­, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. Ata janë të njohur me emrat Abu Bilqis (Al-Albani) dhe Abu Muqatil (Al-­Kosova). I pari flet në minutën 05:59 të videos në shqip, ndërsa i dyti në minutën 15:16 të videos.

“U dërgoj një mesazh të gjithë atyre që adhurojnë zota të tjerë por jo Allahun në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin. Mos mendoni se ne kemi harruar për zullumet që ju po u bëni myslimanëve. Mos mendoni se ne e kemi harruar armiqësinë që i keni bërë Allahut. Mos mendoni se ne e kemi harruar nënçmimin që ju keni ndaj Allahut dhe fesë së tij. Vallahi do të vijnë ditë të zeza për ju. Vallahi do të keni frikë të ecni në rrugë. Do të keni frikë të punoni. Do të keni frikë dhe do të tmerroheni në shtëpitë tuaja. Nuk do t’ju zërë gjumi nga tmerret. Do t’ju mposhtim me ndihmën e Allahut. Do t’ju vijmë me bomba!”, thotë Abu Muqatil­i në mesazhin e tij që nis në minutën 15:16.
(m.k/BalkanWeb)

 


Komente ( 127 )

1 2 3 6

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .