Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur mbrëmjen e së premtes në njërin prej restoranteve më të frekuentuara nga të huajt në kryeqytetin e Bangladeshit.

“Komandot e Shtetit Islamik kanë sulmuar një restorant të frekuentuar nga të huajt në qytetin Daka”, ka thënë agjencia e lajmeve e lidhur me ISIS-n Aamaq, raporton AFP.

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesit kanë mbajtur peng shumë njerëz, në mesin e tyre të huaj. Identiteti i sulmuesve dhe numri i saktë i pengjeve mbetet ende i paqartë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: