FRANCE – Shteti Islamik ka marrë përsipër masakrën e 14 korrikut në Nicë të Francës, ku një kamion u fut mes turmës dhe vrau 84 persona e plagosi qindra të tjerë.

Në një mesazh të publikuar nga sajti Site, që monitoron aktivitetin e xhihadistëve në web, ISIS thekson se masakra është kryer nga një ushtar i Shtetit Islamik.

ISIS FOTO

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë vënë në pranga 5 persona të afërt me kamionistin vrasës Mohamed Lahouaiej Bouhlel, të cilët dyshohen se mund të kenë bashkëpunuar me të për kryerjen e sulmit.

Mbrëmjen e së enjtes, teksa në lungomaren e Nicës festohej festa kombëtare e Francës, 31-vjeçari Mohamed Lahouaiej Bouhlel e futi kamionin frigoriferik, që peshonte 25 ton, në mes të turmës dhe pasi vrau 84 persona, u qëllua për vdekje nga policia.

Momentalisht bilanci i këtij sulmi është 84 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: