TUNIZI – Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin kamikaz në autobusin e rojeve presidenciale, një ditë më parë në Tunizi, ku humbën jetën 12 persona. ISIS ka publikuar foton e kamikazit dhe një komunikatë, përmes të cilës merr përgjegjësinë për sulmin.

“Një prej martirëve tanë, Abou Abdallah el Tunessi arriti të infiltrohej në autobus dhe të shpërthente rripin e tij me eksploziv, për të vrarë të paktën 20 fe mohues”- thuhet në komunikatën e ISIS.

Autoritetet në Tunizi bënë të ditur se nga sulmi kanë humbur jetën 12 roje presidenciale, plus kamikazi që shpërtheu brenda autobusit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: