Një ligj i ri kundër perëndimit. Shteti islamik i ISIS ndalon mjekët që të praktikojnë lindjet me operacion në Siri, duke e cilësuar një procedurë të tillë si “komplot perëndimor”, kundër nënave myslimane.

Nëse do të detyrohen ta bëjnë diçka të tillë, mjekët e shtetit islamik duhet të kërkojnë një taksë prej 15 mijë lirash siriane, ose thënë ndryshe sa dy rroga mjeku nga nëna e re. Kush nuk e respekton këtë normë të re, do të gjykohet nga gjykatat islamike dhe do ti nënshtrohet një gjykimi të ashpër.

Edhe teologu saudit Sheikh Muhammad ibn Salih al Uthaymeen, ishte shprehur më herët se nënat myslimane nuk kishin nevojë për qetësues gjatë lindjes. Liderët e shtetit islamik po tentojnë që të ndërtojnë një sistem të tyre shëndetësor, duke iu bërë apel mjekëve në të gjithë botën që të shkojnë në Siri dhe Irak dhe të bëhen pjesë e ekipeve të tyre.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: