TIRANE– Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së këshilltarit të Sigurisë në Kryeministri, Sander Lleshi se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër rehabilitimi për ish-terroristët e ISIS. Përmes një postimi në Facebook, Tritan Shehu thotë se ‘sqarimi’ i këshilltarit të kryeministrisë është i vonuar dhe se të tilla projekte reale apo dhe iluzive, me interesa madhore për vendin, nuk mund të mbahen në “terr” informativ, por duhet transparencë.

Statusi i plotë i Tritan Shehut:
Duke falenderuar Keshilltarin Lleshi per pergjigjen qe dha para pak minutash ndaj shqetesimit tim e te tjereve te ngritur reth nje Qendre Rajonale ne Shqiperi per studime a reabilitime, apo dicka tjeter ne lidhje me terroristet e ISIS prej Ballkanit, desheroj te theksoj se:
1- Se pari ky “sqarim” eshte shume i vonuar. Qekurse Kryeministri Borisov shaplosi dicka te tille ne Tirane e deri me sot kane kaluar shume dite, te mbushura keto me shume komente, pyetje etj nga media, analiste, politikane, ndaj kesaj ceshtje, qe sot “zvogelohet” shume ne konceptin e saj prej Keshilltarit.
Uroj te jete e te kete qene qe ne fillim i tille ky koncept.
2- Sidoqofte te tilla projekte reale apo dhe iluzive, me interesa madhore per vendin, nuk mund te mbahen ne “terr” informativ. Eshte detyra e institucioneve shteterore te bejne transparence, perpara se te shperthejne diskutimet e debatet.
Ne fakt eshte “zakoni” i kesaj Qeverie qe per te tilla ceshtje te veprojne ne konspiracion, derisa plas….
3- Cilado qofte pergjigja e sotme e Keshilltarit, per mua kjo ceshtje akoma nuk eshte plotesisht e qarte, kjo edhe per faktin se si u menaxhua deri me tashti.
4- Ne keto kushte do te vazhdoj ta ndjek me shume vemendje ne zhvillimet e ardheshme, edhe si N/Kryetar i Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashteme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: