SHKODER- Gjykata e Shkodrës caktoi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për mësuesen e medresesë Emine Alushi, e cila u shfaq në një video duke deklaruar se ISIS nuk është i keq dhe se mbron myslimanët. Ndërkohë, togat e zeza e cilësuan arrestimin e mësueses të paligjshëm. Ajo u prangos në 19 janar dhe u dërgua në Drejtorinë e Antiterrorit në Tiranë.

Në videon e publikuar nga emisioni ‘Stop’ mësuesja i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mhX8hCBF0AU” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Madje mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS-it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë terroriste. Ajo madje thotë edhe për Bin Ladenin se ka qenë një lider i mirë. Burime për BalkanWeb pohuan se mësuesja është arrestuar në Shkodër dhe është dërguar drejt Tiranës, pasi çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda. Mësuesja Emine Alushi punonte si zëvendësuese në medresenë e Shkodrës. Po kështu bëhet e ditur se regjistrimi i videos është bërë në vitin 2015.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb