Islanda, skuadra surprizë e “Euro 2016”, i ka mahnitur të gjithë që në ndeshjen e parë të Botërorit në Rusi.

Jo vetëm rezultati, 1-1 kundër Argjentinës, por bujë të madhe po bën edhe një postim në Twitter i federatës islandeze të futbollit, e cila shkruan se 99.6% e popullsisë ka ndjekur ndeshjen hapëse të Botërorit, ndaj Argjentinës, duke vendosur padyshim një rekord të jashtëzakonshëm.

Islanda ka një popullsi prej prej 350. 682 banorësh, 91% e të cilëve janë islandezë, 4% polakë dhe 5% pakica të tjera.

Islanda e la gjurmën e parë në Euro 2016, i pari turne futbollistik i rëndësishëm që ata u prezantuan. Përveç lojës shumë të mirë skuadra islandeze u mbështet në mënyrën më spektakolare nga tifozët e saj, me ‘huu’-në e famshme. Në ndeshjen e parë ndaj Argjentinës mendohet se kanë qenë 30 mijë islandezë në Moskë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: