TURQI- Deputeti i AK, në qytetin e Stambollit, Ismail Kahraman, është zgjedhur Kryetar i Parlamentit Kombëtar të Turqisë në raundin e tretë me 316 vota, raporton AA.

Në votimet për kryetar të Parlamentit Kombëtar të Turqisë në raundin e parë dhe të dytë asnjë kandidat nuk arriti të marrë shumicën e duhur, ndërkohë në raundin e tretë mjaftonte një shumicë e thjeshtë për të zgjedhur Ismail Kahraman, i cili në krahasim me kandidatët e tjerë ka kryesuar garën me 316 vota.

Për postin kryetar të Parlamentit të Turqisë kandiduan: İsmail Kahraman nga AK Partia, i cili është deputet i Stambollit; deputetja e Partisë Republikane Popullore në Ankara, Gülsün Bilgehan; deputet i Partisë Nacionaliste (MHP) të Kajserit, Yusuf Halaçoğlu dhe deputeti i Partisë Demokratike të Popujve (HDP) Dengir Mir Mehmet Fırat.

Seanca e parë e konstituimit të Parlamentit të Turqisë u realizua më 17 nëntor, ndërkohë Parlamenti i Turqisë pritet të votëbesojë qeverinë e këtij vendi në javët në vazhdim.

İsmail Kahraman lindi në vitin 1940 në Rize të Turqisë. Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Stambollit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: