Ish-i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën e vështirë në vitet 1997-1998 në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë. Vetë Haxhia u lirua nga burgu në vitin 2016 dhe ju rikthye jetës normale. GSH.al po sjell sot pjesën e tretë nga “dosja Tropoja”, një rrëfim në vetë të parë për orët kritike në presidencë, në mesin e marsit të vitit 1997.

SFONDI I TENSIONIT QE SOLLI ’97
Fillimi i viteve nëntëdhjetë do të shënonte një kthesë historike politike dhe ekonomiko-shoqërore në pothuajse gjysmën e kontinen-tit të vjetër. Përpjekja e çdo shteti për ndryshimin e sistemit në këtë periudhë, kishte tipare të për-bashkëta, por edhe shumë veçori të cilat kurrsesi nuk mund të zbatoheshin edhe në vendin tonë, pasi këtu sistemi i kaluar kishte vepru-ar me gjithë ashpërsinë e tij, duke eliminuar gjithçka që mund të shërbente si bazë për kalimin e butë, nga sistemi i kaluar ekonomikoshoqëror, tashmë i dështuar, në atë kapitalist. Lidershipi politik, i vënë në krye të lëvizjes për ndryshimin e nevojshëm në fillimin e tij, nuk kishte nivelin e duhur politik dhe as profesional për t’iu shpjeguar shqiptarëve rrugën e gjatë e të vështirë që duhej përshkuar, për të arritur atje ku duhej me sa më pak dhimbje.

Kjo ndikoi tek shqiptarët që të besonin se ajo që u kishte munguar në të kaluarën, do të arrihej lehtë, sa hap e mbyll sytë, duke nxitur që të zgjohej para kohe shpresa e një populli të tërë, megjithëse kishte kaluar një gjumë të thellë e të gjatë për rreth një gjysmë shekulli. Ky lidership politikanësh, ishte oferta e asaj kohe, të cilit të mund t’i besoje ndry-shimin. Natyrisht, në atë kohë nuk mund të gjendeshin ndryshe, pasi të gjithë kishin kaluar të njëjtën rrugë dhe kishin të njëjtën eksperiencë.

Veç çekut të bardhë, të cilin naivët do e identifikonin me lugën e florinjtë, nuk mundën t’i ofronin këtij populli të shumëvuajtur, asnjë alternativë bindëse, me të cilën të mund të mbante ndezur shpresën e sapolindur. Zhgënjimi masiv do fillonte të konturohej me aq shpejtësi, sa edhe entuziazmi i zhvillimit të këtyre ndryshimeve. Kjo do të reflektohej shumë shpejt në votimet për pushtetin vendor, ku do të votohej në shumicë për opozitën e atëhershme, e identifikuar si përfaqësuese e sistemit të përmbysur. Me gjithë lumin e madh të sharjeve dhe të shpalosjes së një urrejtjeje të pashembullt për të kaluarën dhe opozitën, të cilën ata e konsideronin si të pandreqshme, tek njerëzit filloi të jepte efektet e kundërta. Njerëzit kishin filluar në masë të humbnin vendet e punës, falë aplikimit të ‘TERAPISE SHOK’ në ekonomi, e bashkë me to edhe shpresa e zgjuar.

Dy vitet e mëpasme të qeverisjes, do të thellonin edhe më tej plagët shoqërore tek ne dhe dhimbja e sh-kaktuar nga reforma e sapofilluar, do të bëhej gjithnjë e më e papërbal-lueshme nga shtresat në nevojë. Kjo gjendje do të shërbente si bazë për goditjen e dytë më të rëndë që pozita e asaj kohe do të merrte në më pak së tre vjet qeverisje.

* * *

Humbja e referendumit për Kushtetutën në vitin 1994, politikanët në pozitë të asaj kohe, do t’i bënte të mendonin për të ardhmen politike të tjerë, si dhe të forcës politike që ata përfaqësonin. Për fat të keq, në vend që të mendonin për të ofruar alternativat e nevojshme ekonomiko-politike, në dy vitet e ardhshme do të thello-heshin më shumë plagët shoqërore të shfaqura, çka do të ço-nin në konsumimin e klasës poli-tike në pushtet, duke e bërë më të gjerë e më të thellë hendekun që e ndanin atë me elektoratin, prej të cilit ata do të kërkonin edhe një mandat të dytë në zgjedhjet par-lamentare të vitit 1996. Në të gjithë Lindjen, forcat politike që do të fitonin pushtetin në fillimet e kësaj kthese të madhe, do ta humbnin atë me lehtësi, pasi thuajse kudo kishin ndodhur të njëjtat fenomene të cilat kishin zhgënjyer pasiv-isht popujt e tyre.

Në vendin tonë plagët e trashëguara nga e kaluara, ishin akoma më të thella, duke i shtuar këtu edhe gabimet e shumta në qeverisjen e asaj kohe, do të ndiko-nin akoma më shumë në shkurtimin e ditëve të pushtetit demokrat, si dhe në krijimin e imazhit të keq për klasën politike të asaj kohe. Kjo klasë politike ishte e destinuar apo dënuar të mban-te peshën e rëndë të këtij imazhi. Në këto kushte, humbja e zgjedhjeve politike të majit 1996 ishte më se e sigurt. Të ndodhur para kësaj të vërtete, si dhe duke marrë mësim nga pësimet e më-parshme, do t’u vinte shumë e rëndë barra e lënies së pushtetit të marë me shumë bujë, por edhe me sakrifica.

Në këto kushte do të përdornin alternativën e gabuar të dhunimit të çdo iniciative opozitare, si dhe manipulimin masiv të këtyre zgjedhjeve. Kjo lëvizje e tyre ishte një kthim prapa për demokracinë e shumëpritur, si dhe do të shënon-te fillimin e një krize të thellë e të gjatë, duke e kaluar vendin për një periudhë të gjatë në një anarki të plotë. Për këtë, vendi ynë do të kishte një kosto të madhe, politike, ekonomike e sidomos njerëzore.

ARMATOSJA NE TROPOJE
Manipulimi i këtyre zgjedhjeve, do të shoqërohej edhe me një demonstrim force dhe ushtrim dhune ndaj opozitës. Nga kjo dhunë nuk u kursye askush, qofshin këta edhe deputetë, duke krijuar një imazh të keq në të gjithë spektrin politik vendas e të huaj. Në atë kohë, në qytetin Bajram Curri u armatosën shumë nga militantët e Partisë Demokratike, të zgjedhur nga pjesa më e dhunshme e saj, përf-shirë edhe kontingjentë të policisë. Këta, të hipur në makina të hapura, shumica e të cilave me targa të verdha, do të terrorizonin gjithë natën qytetarët, duke zbrazur mijëra breshëri kallashnikovi nga municioni i furnizuar pa kursim nga depot e komisariatit të policisë së qytetit. Kjo ishte shenja e dhënë për fillimin e një periudhe të re to-talitare, e cila, megjithatë pak muaj më vonë do të merrte përmasat e një lufte civile të pashpallur, e sho-qëruar kjo me pasojat e një katastrofe të vërtetë për shoqërinë tonë, tej mase të lodhur, nga kostoja e lartë e jetese, papunësia, krimi, korrupsioni si dhe nga pa mundësia për të siguruar mjetet e jetesës, për pjesën më të madhe të familjeve sh-qiptare.

Rrëfimin e plotë mund ta lexoni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/03/23/ismet-haxhia-urdhri-ne-mesnate-i-berishes-ne-97-si-u-mblodhen-60-tropojane-ne-presidence/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb