ITALI– Policia italiane ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë gjatë një operacioni antidrogë në qytetin Lodi. Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë shqiptarët L.A, 39 vjeç, P.A, 33 vjeç dhe M.F, 28 vjeç.

Policia sekuestroi 520 kilogram marijuanë në dy makina të vogla dhe një furgon, të cilat drejtoheshin nga shqiptarët e arrestuar. Sipas mediave vendase, vlera e lëndës narkotike në tregun me pakicë arrin vlerën prej 5 milion euro, ndërsa kishte si synim tregun lombardez.

Dy makinat e vogla ishin në fillim, ndërsa furgoni i shoqëronte. Policia ndërmori aksionin, pasi vuri re lëvizjet e dyshimta të shqiptarëve, ndërsa ka ndërhyrë kur ata parkuan dhe u futën në një ambient publik. Pas kontrollit, Guardia Di Finanza gjeti të fshehur brenda në njërën prej makinave dhe në furgon 520 kilogram marijuanë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: