ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Milano. Ngjarja ka ndodhur në Milano përballë Spitalit San Carlo, ku ambulanca është përplasur me një makinë, për pasojë ambulanca është përmbysur. Sipas policisë burim aksidenti është bërë makina e cila nuk i ka dhënë përparësi ambulancës.

Mediat italiane raportojnë se nga përplasja kanë mbetur të plagosur 7 persona, ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb