ITALI- Mijëra studentët në Itali kanë protestuar kundër reformave të propozuara për arsimin. Sipas tyre, këto reformat të drejtuara nga kryeministri italian Matteo Renzi, do të çojnë drejt rritjes së privatizimit.

Ata janë shprehur se një gjë e tillë do të vijë si rezultat i ndryshimit të metodës së vlerësimit dhe shkurtimit të fondeve për ndërtimin e shkollave, bëjnë të ditur mediat italiane.

Protestat janë zhvilluar në disa qytete si Romë, Leçe, Pisa, Milano, etj ku është raportuar edhe për përleshje me policinë. Studentët kanë qëlluar me bojëra dhe objekte të ndryshme policinë, ndërsa kjo e fundit i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: