ITALI – Tortë, buqetë lulesh, fustani i bardhë i gjatë, unazat çdo gjë për të bërë një martesë perfekte. Nuk mungonte asgjë ose më saktë në këtë dasmë mungonte dhëndri.

Por Laura Mesi 40 vjeçe nga Monza Itali kurorëzoi ëndrrën e saj duke u bërë nuse beqare. Ndoshta do t’ju duket e pabesueshme por instruktorja e fitnesit oreganizoi një ceremoni madhështore, ku kishte ftuar të afërmit dhe miqtë e saj.

“Duajeni veten tuaj më shumë se çdo njeri tjetër në botë”- është motoja e 40-vjeçares. Ja disa foto nga ceremonia martesore e “nuses beqare”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: