Papa Francesco ka pritur sot paradite në një audiencë në Vatikan drejtuesit dhe futbollistët e klubit të Villarreal, që do të impenjohen sot në mbrëmje në ndeshjen për Europa League kundër Romës.

“Futbolli, ashtu si dhe sportet e tjera”, theksoi Papa, “është imazhi i jetës dhe i shoqërisë”.

“Ju në fushë keni nevojë për njëri-tjetrin. Çdo futbollist përpiqet që të dëshmojë profesionalizmin e tij, duke luajtur mirë për fitore… Por, për të arritur këtë, kërkohet shumë stërvitje, dhe për këtë është e rëndësishme dhe kërkohet kohë për të forcuar shpirtin e skuadrës… Nëse luan duke menduar në të mirën e grupit, atëherë është e lehtë për të fituar…”, u shpreh Papa gjatë takimit./ATA/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: