ROMË– Lombardia dhe Veneto organizojnë sot një referendum për të kërkuar më tepër autonomi në Romë, prej një periudhë të gjatë e paimagjinueshme, ky proces merr një ngjyrim të veçantë pas votimit për vetëqeverisje të Katalonjës.

Aspironi që rajoni juaj të zotërojë forma shtesë dhe kushte të veçanta autonomie? Kjo është pyetja drejtuar zgjedhësve lombardë dhe venecianë për t’iu përgjigjur nga ora 07:00 që nis votimi deri në 23:00 (05:00 deri në 21:00 GMT.)

Sondazhet paraqesin një avancim të konsiderueshëm të “po”, por e panjohura reale mbetet pjesëmarrja.

Këto dy rajone në mesin e më të pasurave të Italisë përbëjnë 30 për qind të PBB të vendit. Ato renditen gjithashtu në mesin e “më të virtytshmëve” në planin e borxhit, shpenzimeve publike për banor dhe të funskionimit të sistemit të shëndetësisë.

Ato të dyja përfaqësojnë në vetvete një bilanc fiskal, diferenca mes asaj që banorët derdhin si taksa dhe marrin si shpenzime publike me vlerë rreth 70 miliardë euro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb