ITALI– Presidenti italian Sergio Mattarella ka mandatuae pasditen e sotme Giuseppe Conten për krijimin e qeverisë së re.

Pas këtij vendimi, Conte do të krijojë kabinetin e qeverisë së re euroskeptike, i cili më pas duhet të mandatohet nga Presidenti Mattarella.

Vendimi i Presidentit italian erdhi pas një takimi 2 orësh që zhvilloi pasditen e sotme me Giuseppe Conten.

Ky i fundit u propozua për postin e kryeministrit nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, dy partitë e koalicionit qeveritar në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb