ANKONA- Sekuestrohen 2 ton marijuanë në Ankona të Italisë. Mësohet se droga u gjet në një kamion që vinte nga Shqipëria. ‘Il resto del carlino’ shkruan se nga të dhënat paraprake raportohet se vlera e drogës nëse do të hidhej në treg kapte shifrën e 20 milionë eurove.
Operacioni u krye nga Guardia di Finanza e Ankonës, ndërsa në pranga ranë 3 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Thuhet se droga ishte fshehur brenda një ngarkese me panele gipsi.

download (1)
Policia italiane kishte përdorur një qen antidroge “Barnet” për të zbuluar me drogë. Gjatë këtij viti, deri më tani në sajë të operacioneve policore antikanabis janë sekuestruar më shumë se 12 ton marihuanë që hynte përmes Ankonës në mënyrë të paligjshme.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb