ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar, i njohur për policinë italiane, është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me hanxhar gruan dhe dy fëmijët. Ngjarja ka mbajtur për disa orë në alarm autoritetet italiane, pasi burri kërcënonte se do të vriste gruan dhe dy djemtë të cilët ishin fshehur në banjë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës kur policia morri njoftimin nga fqinjët e familjes se po ndodhte një sherr në banesë. Policia ka nisur menjëherë negociatat me shqiptarin duke i thënë të arsyetojë dhe të mos lëndojë familjarët e tij. Por 35-vjeçari është kundërpërgjigjur duke kërcënuar agjentët me një thikë të madhe kuzhine, e madje duke tentuar disa herë t’i godasë ata.

Ndërkohë, gruaja një 33-vjeçare me origjinë italiane, dhe dy fëmijët e vegjël, janë fshehur në tualet, duke shkaktuar një reagim të dhunshëm dhe të çmendur të bashkëshortit të saj, i cili i armatosur me një thikë dhehanxhar, ka shkallmuar derën e banjës dhe ka tentuar ta vrasë gruan.

Në këtë moment, duke parë rrezikun për jetën e gruas dhe të fëmijëve, policia ka hyrë në banesë nga dera e përparme e shtëpisë e më tej nga dritarja e banjës. Policia ka neutralizuar menjëherë shqiptarin duke i hequr armët.

Sipas mediave italiane, për të neutralizuar situatën kanë ndërhyrë edhe patrulla të tjera shtetërore të policisë, forcat zjarrfikëse, policia shkencore dhe karabinierët. Ata kanë bërë negociata të gjata me shqiptarin i cili përpiqej të dëmtonte familjen e tij, gruan dhe dy djemtë e mitur.

Gruaja dhe fëmijët u vunë menjëherë nën kujdesin e mjekëve, pasi kishin kaluar në gjendje shoku. Për fat të mirë asnjë nga familja nuk mbeti i lënduar. Vetëm disa policisë që ndërhynë për të neutralizuar 35-vjeçarin u plagosën lehtë. Nga hetimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë të mëparshëm penal.

Në llogari të tij kanë rezultuar disa precedentë si drejtim në gjendje të dehur, dëmtime ndaj personit, favorizim klandestinësh etj.
Shqiptari itali, hanxhar

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: