ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, ku një fëmijë 1 vjeç me origjinë shqiptare është sulmuar për vdekje nga dy qen pit bull.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Flero, në krahinën e Brescia, ndërsa vogëlushja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po luante në oborrin e shtëpisë së gjyshit kur u sulmua nga qentë, njoftojnë mediat italiane.

310x0_1505677545803.rainews_20170917214459409 (1)

(Në foto: Shtëpia ku ndodhi ngjarja)

Vogëlushja ishte vajza e një shqiptari dhe një gruaje me origjinë italiane. Gjyshi i saj një 63-vjecar, pronar i kafshëve është përpjekur ta shpëtojë mbesën, por nuk ka mundur dot, pasi vogëlushja ka humbur jetën si pasojë e kafshimeve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
hrthfgnb
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: