ITALI– Një 44-vjeçar shqiptar procedohet penalisht në Itali pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën 11-vjeçare për shtatë vite rresht. Shqiptari rezident në qytetin e Teramos, është denoncuar nga vajza e tij, tashmë 18-vjeçare, dhe mbi të rëndojnë akuzat për dhunë seksuale, seks oral, kërcënim jete, marrëdhënie me të mitur.

Vajza ka rrëfyer në policinë italiane se gjithçka ka nisur kur ajo ishte 11 vjeç, ndërsa i ati ushtronte dhunë mizore ndaj saj. Por vetëm ku ka arritur moshën 18-vjeç, vajza ka shkuar të denoncojë të atin në polici.

Ajo tregon se babai i saj e mbante mbyllur në shtëpi, dhe e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale e seks oral, ndërsa shton se e kërcënonte me vdekje nëse do të tregonte.

Ndërkohë që vajza i është besuar një strukture të specializuar mbrojtje, babai abuzues po përballet me drejtësinë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb