ROME – Parlamenti italian miratoi sot shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për të gjithë transportuesit shqiptarë.
Ky vendim i marrë nga qeveria italiane i jep zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan: “Lajm i mirë: Parlamenti italian heq detyrimin e transportuesve shqiptarë për‪#‎DirittoFisso & taksën e qarkullimit”. 

Ndërsa ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se “heqja e “Diritto Fisso” dhe e taksës rrugore u bë e mundur falë përpjekjeve dhe këmbënguljes sonë, si dhe vullnetit të mirë të qeverisë Renzi për t’i lehtësuar kësisoj punën transportuesve në funksion të rritjes së shkëmbimeve tregtare të dy vendeve tona”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb