Lënia jashtë Botërorit e Italisë, ashtu siç edhe pritej, ka sjellë furtunë në ambientin italian. Ventura është tashmë i shkarkuar nga stoli i axurrëve, dhe mediat italiane nxjerrin menjëherë emrat e rinj, që mund të zëvendësojnë Xhan Pieron, pas kësaj paraqitje skandaloze.

Ançeloti, Alegri, Konte dhe Mançini, janë më të favorizuar, për stolin e kombëtares. Zgjedhja duket se do të jetë e vështirë, duke parë këtë situatë aspak komode që po kalon ekipi italian, i cili kërkon një reformim të thellë, që nga rrënjët, shkruan PanoramaSport.

Sipas sondazhit të “Gazzeta Dello Sport”, Ançeloti është më i pëlqyeri nga tifozët italian për të zëvendësuar 69-vjeçarin, me 65.8 % të votave.

Sondazhi1 per Venturen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: