Trajneri i Italisë, Ventura, ka shpallur listën me 28 futbollistë të grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme, atë kundër Lihtenshtejn dhe Gjermanisë. Risitë nuk kanë munguar edhe kësaj here.

Klaudio Markizio i sapo rikthyer te Juventus pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave të lojës, është thirrur menjëherë në kombëtare. Gjithashtu edhe Zaza që nuk po kalon një formë të mirë në Angli te West Ham i është bashkangjitur lojtarëve të tjerë tek “axurrët”

Bie serish në sy mungesa e Mario Ballotelit. Sulmuesi edhe pse po kalon një moment të mirë në Francë te Nicë nuk është parapëlqyer nga Ventura.

Lista e plotë me lojtarët e grumbulluar
Portierë: Xhanluixhi Bufon (Juventus), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Matia Perin (Xhenoa);

Mbrojtës: Luka Antoneli (Milan), Andrea Barzalji (Juventus), Leonardo Bonuçi (Juventus), Mateo Darmian (Mançester Junajtid), Matia De Shiljo (Milan), Andrea Romanjoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Davide Zapakosta (Torino);

Mesfushorë: Federiko Bernardeski (Fiorentina), Xhakomo Bonaventura (Milan), Antonio Kandreva (Inter), Danilo Kataldi (Lacio), Daniele De Rosi (Roma), Klaudio Markizio (Juventus), Marko Parolo (Lacio), Marko Verrati (PSG);

Sulmues: Andrea Beloti (Torino), Eder (Inter), Manolo Gabiadini (Napoli), Çiro Imobile (Lacio), Lorenco Insinje (Napoli), Leonardo Pavoleti (Xhenoa), Mateo Politano (Sasuolo), Nikola Sansone (Vijareal), Simone Zaza (Uest Hem)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: