NORVEGJI- Një 34-vjeccar në Norvegji është dënuar nga gjykata me 7 vite e gjysmë burg, pasi akuzohet se ishte pjesë e gripit ekstremist.

Gjykata e qarkut të Oslos, vërtetoi se Kristian Nichelsen kishte udhëtuar për në Siri, në vitin 2014, ku iu nënshtrua disa trajnimeve nga grupi ekstremist ISIS. Ai u arrestua nga autoritetet turke në vitin 2016 në kufirin turk me Sirinë, ndërsa iu dorëzua më pas autoriteteve norvegjeze.

Vet i riu kishte pranuar se kishte qenë pjesë e ISIS, duke shtuar se shumë shpejt kishte ndërruar mëndje rreth anëtarësimit të tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: