QAFE-THANE– Një 25-vjeçare franceze është arrestuar policia e Korçës një ditë më parë, pasi është kapur me një sasi lënde narkotike. Mësohet se shtetasja franceze me inicialet S.W, 25 vjeç, është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi gjatë kontrollit, në çantën e saj u gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Ndalimi i shtetases franceze u krye nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendoret e Policisë Korçë.

Uniformat blu sekuestruan lëndën narkotike, ndërsa materialet në ngarkim të 25-vjeçares franceze i kaluan Prokurorisë së Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: