ITALI – Një 29-vjeçar shqiptar, i gjëmuar prej kohësh prej forcave të rendit, është arrestuar nga karabinierët e Terma-s ditën e sotme. Sipas mediave italiane, shqiptarit iu gjetën 7 pako të vogla me marijuanën nën sedijen e pasagjerit në makinën e tij “Smart”.

Shqiptari i cili sipas hetimeve rezultoi të ishte i papunë u ndalua gjatë një pike kontrolli rutinë në një prej rrugëve kryesore të Teramos. Shqiptari me inicialet P.B aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit. Droga dhe automjeti i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shkruan Teramo.it.

Ndërkohë pas kapjes në flagrancë të shqiptarit, u krye dhe një kontroll në banesën e tij por nuk u gjet gjë. Megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe destinacionit se ku do dërgohej droga.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: