Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në konferencën me gazetarë tha se vizita e homologut të tij të Malit të Zi është nder që i bëhet vendit, ndërsa theksoi se nuk ka hapësirë diskutimi për Demarkacionin. Po ashtu kreu i ekzekutivit kosovar u ndal edhe tek refuzimi i vizës për në Britaninë e Madhe.

“Shumë keq është nëse ndodh. Ndoshta mirë politikanëve, por jo qytetarëve. Politikanët i marrin vizat, mos ia bëni ua qani hallin. Problemi është që Kosova është e izoluar’, tha Haradinaj.

“Unë kam një vizitë në Angli me 26 shkurt. Për të qenë i rregullt me procedurat kam aplikuar si çdo qytetar dhe ajo zgjaste 5 ditë”, tha Haradinaj. Ai tha se çështja e shfuqizimit të ligjit ka ardhur në Qeveri, është në procedurë të zakonshme dhe do të jetë në rend dite kurdo që e sjell procedura.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: