TIRANE- Të tjera dëshmi rrëqethëse ka nxjerr në dritë motra e “Renit”, 35-vjeçarit që u ekzekutua tek dera e shtëpisë së tij në Vlorë.

Teksa ishte pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24” Entela Çaushaj, të cilës dy vite me parë i vranë djalin e saj të vetëm gabimisht në Durrës, pohon se kur është thirrur në Prokurori, ajo ka parë pamjet filmike të autorit të vrasjes së vëllait të saj. Vrasësit e vëllait dhe i djalit të saj aktualisht janë të lirë.

“Kur më thirrën në prokurori, pashë disa pamje filmike. Autori është larguar shumë qetësisht, ishte i pamaskuar. Ishte me të bardha veshur. Me atlete të kuqe dhe me kapele. Se di ku e gjeti atë qetësi dhe të shkonte pas pallati e t’i hipte makinës dhe të ik prej aty. Vëllai më vdiq tek dera e shtëpisë, sapo doli prej aty. U fshehën kamerat nga policia”, tha Caushaj.

PJESE NGA INTERVISTA
Si u njoh vëllai jot me Ervinin?

Vëllai dhe djali hapën një lokal në Tiranë, por nuk u eci. Dhe pastaj vëllai e merr djalin dhe e çon në Durrës. Shkojnë në një lokal. Aty vjen shoku i vëllait që e kishte njohur para 4 muajsh. Pasi qëndrojnë për disa minuta në lokal, Ervini e merr djalin që të shkonin të blinin një paketë cigare. Sa kishin dalë nga lokali, i kanë qëlluar. Kur ka shkuar vëllai im jashtë lokalit, ka parë që njerëzit ishin shtrirë dhe djalin që kishte vdekur. Vëllai më tha se prej 40 minuta nuk erdhi asnjë polic në vendin e ngjarjes. Askush nuk erdhi për ndihmë, asnjë polic rendi. Vëllai më ta se shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për të fshirë zonën nga policat. E kanë treguar njerëzit këtë fakt. Djali pati vdekje të menjëhershme nga plumbi. Opinioni vlonjat tha se djalin e vra daja. Ai u vra nga opinioni

Reni me çfarë merrej?
Merrej me punë ca t’i dilte si emigrant. Lokalin e kishte me qira. Në shkurt a janar është kthyer në Shqipëri. Mendoi të hapte një aktivitet, do hapte një aktivitet. Se u bë familjar.

Si u integrua Reni në Vlorë pasi u kthye nga emigrimi?
Ai u integrua shumë mirë. I pëlqente puna që do hapte. E kishte krah nipin. Prandaj ra dhe shumë moralisht. Se kishte një nip të mrekullueshëm, jo se ishte djalë i mirë. Vendosi ta hapë lokalin në Tiranë, se ka shumë punë.

Më tregoni pak për këto 18 muaj të Renit. A kishte frikë ai pas vrasjes së djalit tëndë?
Reni nuk kishte frikë. Më ka thënë; Dëgjo moj motër, që nëse unë vritem, ata që kanë vrarë Enon, do më vrasin. Ndonjëherë kisha merak e i thoja që mos të lëvizte. Më thoshte se: Unë si kam bërë njeri keq.

Me ça merrej në emigracion? Ka pasur hasmëri?
Jo s’ka pasur asnjë hasmëri. Ai ka qenë në Itali, Greqi. Ka ikur që 15-16 vjeç nga Shqipëria.

Kishte profesion të tijin?
Jo nuk kishte profesion. Merrej me ndërtim, lulishtar.

Ja njihnit miqtë e tij në emigrim?
Ai kishte ego, nuk e përziente shoqërinë me familjen. Ishte tip i vështirë për karakterin që kishte. Ka qenë shumë i lidhur me familjen, qoftë edhe kur ishte larg. Nuk kishte shumë shkollë, por kishte shumë edukatë.

Mendoni se reni mund të jetë përfshirë në ndonjë kundravajte?
Nuk e di, se si gjithë të rinjtë…Se di. Ai as nipin nuk e afronte në muhabetet shoqërore. Ma thoshte se nuk kam asnjë përqindje faji në vrasjen e vëllait tënd. Unë i thoja: Kam besim. Durrësi nuk ka gjë me ne, kjo ishte një dhuratë nga Zoti.

Çfarë tregoi Reni për vrasjen e djalit tënd?
Ai fliste vetëm kur e tepronte me pijen. Ai thoshte: Ervin Kodrën e vranë shokët për hobi, për t’u dukur. Aty Zoti çoj edhe djalin tënd. E çoj atje.

Ça njohje kishte vëllai jot me Ervin Kodrën?
Janë njohur para 4 muajsh në plazh. Djalin ma vranë vetëm se ishte në dëshmitar atje bashkë me Ervinin. Pas vrasjes së djalit tim vëllai nuk u ndal, nuk kishte frikë.

Ndihesh e kërcënuar?
Nuk kam frikë. Jeta ime, si mund ta quaj një njeri një nënë që i kanë vrarë djalin dhe motrën.

Ke marrë kërcënime?
Jo asnjë kërcënim, asnjë lëvizje. Ndoshta edhe mund ta bëjnë që të merren me një femër. Mirë Enonin që e vranë aksidentalisht. Renon e vranë pas shpine, jo para syve. Paguan dhe vet rrinë të fshehur si minj, dhe se shijojnë dot luksin. Një njeri nuk mund të paguaj mijëra euro, të vrasin nipin dhe dajon e vrarë. Renin e kishin vrarë në zemër. Unë e kam përjetuar shumë keq.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: