Ivan Bogdanov, i njohur si “Ivani i tmerrshëm” është kthyer përsëri në Itali, vend nga i cili për herë të fundit ishte larguar në pranga, i shoqëruar nga policia vendase që e deportonte në Serbi.

Huligani famëkeq serb, i cili ishte përjashtuar nga Italia pasi shkaktoi kaos në ndeshjen me Italisë dhe Serbisë në vitin 2010 në stadiumin e Xhenovas, ku edhe dogji flamurin shqiptar, është kthyer përsëri dje në këtë vend. Ai ishte i pranishëm mes tifozëve serbë të Yllit të Kuq të Beogradit, në takimin që këta të fundit luajtën ndaj Sasuolos, shkruan Panoramasport.

Në teori, pas dënimit në Itali, Bogdanov nuk duhej të gjendej në stadiumin italian, por me sa duket ai ka arritur të futet mes më shumë se 1 mijë tifozëve serbë që kishin blerë bileta për këtë sfidë, të fituar nga Sasuolo me shifrat 3-0.

Bogdanov këtë radhë është kufizuar vetëm me udhëheqjen e koreve për skuadrën e tij, i ndërgjegjshëm se ngjarja me e vogël e dhunshme, do ta kthente përsëri pas hekurave të qelisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb