MAQEDONI- Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov vizitoi trupat e angazhuar në kufirin jugor dhe deklaroi se forcat e sigurisë janë të gatshme për një fluks të dytë të mundshëm refugjatësh.

“Edhe pse rruga ballkanike është mbyllur prej disa muajsh, ushtria konstaton rritje të numrit të kalimeve të paligjshme të kufirit shtetëror dhe paraqitje të fshehjes së migrantëve përmes territorit tonë duke penguar 18 000 kalime të paligjshme”, tha Ivanov.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse Maqedonia duhet të ndjekë apo jo shembullin e Serbisë dhe Bullgarisë dhe të shtojë pjesëtarët e forcave të sigurisë, presidenti Ivanov tha se ”tani për tani ka numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve të ushtrisë dhe të policisë në kufirin jugor”.

”Duke patur parasysh se vetëm Ballkani ka rreth 1 000 luftëtarët të huaj në Siri, ndërsa 60 për qind prej tyre janë kthyer, edhe rajoni ynë nuk është i përjashtuar nga aktet e mundshme terroriste”, deklaroi Ivanov.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: