Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qëndruar sot në Beograd, në kuadër të një vizite zyrtare.

Mirëseardhje në Serbi, atij i ka uruar homologu serb, Aleksandar Vuçiç.

E për pritjen e mysafirit turk është përkujdesur personalisht edhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe është bërë këngëtar për pak minuta, në një darkë të shtruar për nder të vizitës së presidentit turk në Serbi.

Daçiç, në një moment gjatë darkës, është ngritur në këmbë dhe ka marrë mikrofonin, për të kënduar këngën “Osman Aga”.

Performanca e Daçiqit i ka pëlqyer kreut turk, por edhe bashkëshortes së tij. Që të dy kanë duartrokitur ministrin serb, ashtu sikurse edhe shumë të pranishëm të tjerë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: