GAZË- Forcat Ajrore izraelite bombarduan sot në mëngjes një kompleks ushtarak të Hamasit në jug të Rripit të Gazës, konfirmoi një zëdhënëse e Forcave të Mbrojtjes në vend (IDF).

“Bombardimi ishte një përgjigje ndaj një sulmi militant raketash dje në mbrëmje, që ndezi sirenat në zonën e Këshillit të Qarkut Hof Ashkelon në pjesën jugore të Izraelit”, sipas një njoftimi në Twitter të IDF-së.

Një raketë e lëshuar më herët nuk kishte arritur në territorin e Izraelit. Media palestineze raportoi se raketa kishte rënë në një fushë të hapur brenda Rripit të Gazës, shkruan ata.

Gjithashtu, autoritetet konfirmuan se shpërthimi në Rripin e Gazës kishte shkaktuar vdekjen e dy militantëve palestinezë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Ushtria izraelite ka refuzuar raportet e medias palestineze se një avion izraelit ushtarak ka sulmuar dy militantët, Hassan Ghazi Nasrallah dhe Mustafa al-Sultan, ndërsa ata po ngisnin një motor në veri të Rripit të Gazës.

Pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump javën e kaluar për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, tensionet kanë qenë në rritje në rajon.

Protestat në rrugë janë zbehur por organizatat palestineze u kanë bërë thirrje vendasve të protestojnë përsëri të premten.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: