TURQI-Një funksionar i Ministrisë së Jashtme të Turqisë bëri të ditur se 6 vjet pas sulmit të komandove izraelite kundër anijes turke Mavi Marmara, Izraeli i ka paguar Turqisë 20 milionë dollarë si dëmshpërblim për vrasjen e 10 punonjësve humanitarë turq.

Ky funksionar i cili preferoi të mbetet anonim, i tha agjencisë AFP se shuma është derdhur në llogarinë e Ministrisë turke të Drejtësisë. Pagesa e dëmshpërblimit ishte kushti kryesor i Turqisë për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Në vitin 2010, anija Mavi Marmara po transportonte ndihma humanitare për popullin e rrethuar të Gazës kur u sulmua nga forcat speciale izraelite që vranë 10 punonjës humanitarë turq dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb