TIRANE – S’ka gjë më të rëndësishme për njerëzit sesa të ankohen se janë shumë të zënë me punën, familjen, aktivitetet, etj. Është bërë aq normale për ta që të ankohen për mungesën e kohës, saqë humbasin edhe kohë duke u ankuar.

Do ishte më mirë, në fakt, sikur ta shfrytëzonin me çdo kusht atë pak kohë çdo ditë për t’u marrë me një aktivitet krijues, si me pikturë, punë dore apo gatim. Një studim i fundit në revistën “Positive Psychology” tregon se përkushtimi ndaj një aktiviteti të tillë do të shtonte lumturinë tonë, duke na bërë të ndihemi më të entuziazmuar, më energjikë dhe të emocionuar.

Dikush mund të mendojë se nuk është një person krijues, kështu që për të është e kotë. Mirëpo krijueshmëria përfshin çfarëdolloj aktiviteti që të mundëson ta shprehësh veten, si shkrimi i një poezie apo proze, grafitet, skicimet, karikaturat, pikturat, ngjyrosja, grafitet dixhitale, etj.

I njëjti studim tregon se kjo jo vetëm ju shtendos e ju qetëson për momentin, por ndiheni të lumtur edhe ditën tjetër. Sipas Nielsen Bookscan-it, 12 milionë libra për ngjyrosje për të rritur janë shitur vetëm në 2015-n, dhe amerikanët kanë shpenzuar për një vit gati 128.2 milionë dollarë në lapsa për ngjyrosje dhe bojëra.
Për disa mund të duket diçka shumë fëminore, mirëpo studimi tregon se kjo ndikon në lumturinë tuaj.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb