Një kinez, ekspert i arteve marciale rrezikoi jetën e tij për të demonstruar, se si ai mund të mbijetonte i varur në një pemë, nëpërmjet qafës së tij. Li Liangbin, 49 vjeç, nga fshati Lizhuang në qarkun Dingtao, në provincën e Kinës lindore Shandong, tha se ai i kishte skalitur muskujt e tij në qafë, në mënyrë të tillë që të mund të mbante të gjithë peshën e trupit të tij parmes saj. Ky art i vështirë marcial, parashikonte edhe faktin e vështirësisë në frymëmarrje, për të cilën Li deklaroi se ishte i gatshëm të rrezikonte.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb