KORÇË- Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu me bashkëshorten e tij Dr. Ariel Ahart e kanë kaluar fundjavën në Korçë, ku morën pjesë në aktivitetin kushtuar miqësisë shqiptaro-amerikane. Nga ky aktivitet ambasadori amerikan ka bërë edhe një rrëfim të sinqertë.

“Fjalia e parë që mësova në shqip ishte nga ky qytet – ja korçare, ja hiç fare!” u tha Ambasadori Donald Lu qytetarëve në Korçë. Ambasadori dhe bashkëshortja e tij, Dr. Ariel Ahart, vizituan qytetin juglindor këtë fundjavë për “Rock on the Stone”, një aktivitet që festoi miqësinë shqiptaro-amerikane dhe ndikimin e kulturës amerikane në Korçë.

Donald Lu Korce (1)

Marrëdhënia e fortë midis vendeve tona u soll në jetë përmes bashkëbisedimeve, kujtimeve personale, fotove të organizatave të para shqiptare në Amerikë, prezantimit të kulinarisë amerikane, dhe një koncerti me muzikë xhaz, rrok dhe kauntri. Ishte një fundjavë e mrekullueshme mikpritjeje shqiptare, e ndërthurur me shijen e historisë dhe kulturës amerikane.

Donald Lu Korce (3)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: