Babai i sulmuesit që la të vrarë 50 persona dhe plagosi 53 tjerë në një klub të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara, Seddique Mateen, është simpatizant i talebanëve që dëshiron të kandidojë për president të Afganistanit.

Mateen – i cili ka kërkuar falje për gjithçka që ka bërë i biri i tij në klubin “Puls” në Orlando – është gjithashtu prezantues në televizionin “Payam-e-Afgan” që transmetohet në Kaliforni, kurse së fundmi – gjatë një emisioni – ka deklaruar se dëshiron të bëhet president i Afganistanit dhe se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, duke shprehur kështu ambiciet e tij politike.

“Vëllezërit tanë nga Vaziristani (rajon malor në Pakistan), vëllezërit tanë të luftës nga lëvizja Rritja e Talebanëve”, ka deklaruar Seddique gjatë një emisioni, shkruan Washington Post.

Mateen-2

Mateen, i njohur gjithashtu si Mir Seddique, poston çdo ditë në kanalin e tij zyrtar në YouTube dhjetëra video, ndërsa ka një organizatë jofitimprurëse të quajtur “Durand Jirga”.

Katab Omar, pronar i kanalit ku Seddique shfaqet, thotë se herë pas herë paraqitet në emisionin e tij, ku në fokus janë historitë e ndryshme lidhur me kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit.

Katab ka pranuar se si pikëpamjet politike të Seddique, janë të drejtuara kryesisht kundër Pakistanit.

Vetëm disa orë para të shtënave, Seddique kishte postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku prezantohet si president i Afganistanit.

I veshur me rroba ushtarake, ai urdhëron arrestimin e disa zyrtarëve politikë nga këto vende, të cilët janë “kundër vendit të tij”.

Mateen-3

Në një intervistë dhënë për BBC, Seddique ka deklaruar se sulmi që ka ndodhur, ndoshta është shkaktuar nga fakti se i biri i tij, derisa po ecte nëpër qytet me bashkëshorten e tij, i kishte parë dy meshkuj duke u puthur.

“Kërkojmë falje për sjelljet e tij. Nuk e kemi ditur se do të reagojë ashtu. Jemi të shokuar, sikurse e gjithë bota”, ka deklaruar Seddique në BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb