Një emigrant shqiptar, Erjon Toro, i cili prej disa vitesh jetonte në Amatrice të Italisë është një nga 120 viktimat që humbi jetën nga tërmeti 6.2 i shkallës rihter që prekur vendin fqinj.

Lajmi u bë i ditur nga një burim i afërt i familjes së viktimës për ‘BalkanWeb’, fakt të cilin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Po sipas këtyre burimeve, gruaja dhe dy vajzat e mitura arritën të dilnin nga banesa, ndërsa trupi i Erjonit ngeli mes rrënojave. Ato janë duke marre mjekimin e nevojshme në spital. Mësohet se familja nga fshati Kurjan i Fierit ka hapur dyert e mortit që prej mëngjesit të sotme, sapo është njoftuar për lajmin e hidhur se djali i tyre kishte humbur jetën në mënyrë tragjike. Sakaq, sipas MPJ-së 7 shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur nga tërmeti, ndërsa 1 shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë.

Qyteza ku jetonte shqiptari
Amatrice, qyteza ku Erjon Toro ka jetuar për 15 vite me radhë ndodhet në krahinën Rieti, në pjesën veriore të Lazios, që është një destinacion i rëndësishëm turistik në Itali dhe sot e rrënuar komplet. Ndonëse qyteza ndodhet në një reliev malor, mijëra qytetarë të Romës dhe jo vetëm, e vizitojnë gjatë verës. Po ashtu, Amatrice, njihet si fshati ku është “shpikur” salca e famshme e makaronave ‘Amatricana’. Amatrice njihet për lavdinë e saj gastronomike, me një traditë antike, duke u bërë kështu dhe qyteza e kuzhiniereve të Papëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb