TIRANE – Me motor nëpër Tiranë në orët e mesnatës. Askujt nuk i bëri përshtypje në fakt, deri në momentin që hoqi kasketën dhe tërhoqi vëmendjen. Newsbomb publikoi fotot nga cepi ku ndaloi motoristi, në përpjekjen për t’iu shmangur syve të njerëzve, pavarësisht orës së vonë.

Ishte vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është fotografuar teksa i jep motorit rrugëve të kryeqytetit, pa veshjen zyrtare me të cilën jemi mësuar ta shikojmë nëpër konferenca shtypi e dalje para medieve.

Ministri nuk e heq kasketën deri në momentin kur i duhet të ndalojë. Nuk e dimë nëse kjo ishte një xhiro për qejf me motor e ministrit por njerëzit që janë afër tij shpesh pohojnë nën zë se Tahiri parapëlqen ta bëjë vetë një kontroll rutinë të situatës në kryeqytet për t’u siguruar që gjithçka po shkon siç duhet me rendin e sigurinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb