Candida albicans është një lloj myku që gjendet në pjesën e gojës, sistemin e tretjes apo vaginë. Për fat të mirë janë bakteret e mira që e mbajnë vazhdimisht nën kontroll. Simptomat që tregojnë se në trupin tuaj është shfaqur myku lidhen me ndryshime të papritura të humorit, përqendrim të dobët, sistem të dobësuar imunitar apo lodhje kronike.
Si të zbuloni nëse keni Candida me një test të thjeshtë në shtëpi?
Mbushni një gotë me ujë dhe vendoseni, pranë shtratit tuaj. Në mëngjes, pështyni në të dhe prisni për 15 minuta. Nëse pështyma juaj ka mbetur në sipërfaqe të ujit, niveli Candida-s është normal.Nëse pështyma zbret në fund të gotës, në cilendo nga format e paraqitura ne figurë, ekziston mundësia që ju keni nivel të lartë të mykut në trupin tuaj.1 (2)

Në këtë rast duhet të konsultoheni patjetër me mjekun për të zgjidhur problemin tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb