PARIS – Mediat në Francë vijojnë të publikojë video shokuese të realizuara nga qytetarët, gjatë sulmeve terroriste që tronditën Parisin dhe të gjithë botën, të premten e zezë të 13 nëntorit.

Së fundi është publikuar një video që tregon momentin e përplasjes mes policisë dhe terroristëve që shkaktuan një masakër të vërtetë në teatrin “Bataclan”.

Në pamje duket qartë se si terroristët qëlluan ndaj policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me zjarr, duke vrarë tre prej tyre.

Terroristët arritën të vrisnin rreth 90 persona në sallën ku po zhvillohej koncerti i grupit amerikan “The Eagles of Death Metal”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb