Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që janë tërheqëse janë të prirura për marrëdhënie të gjata, në krahasim me meshkujt tërheqës, të cilët janë më të prirur për më shumë për aventura sesa marrëdhënie të gjatë ku besnikëria vetëkuptohet.

Rezultatet treguan se gratë tërheqëse kanë më pak partnerë. Femrat tërheqëse kanë më shumë sukses në vendosjen e rregullave në një marrëdhënie dhe janë më dominuese se meshkujt, dhe kjo është një nga arsyet se pse mbeten në marrëdhënie afatgjata.

Nga ana tjetër, burrat, të cilët gratë i konsiderojnë të dëshirueshme, kanë partnere të shumta. Hulumtimet kanë treguar se gratë i zgjedhin partnerët e tyre po aq tërheqës sa ato, por edhe partnerë të cilët janë të ngjashëm në aspektin material dhe statusin social.

Edhe pse vazhdimisht në televizor shohim çifte në të cilat gratë tërheqëse janë martuar ose janë në lidhje me një partner i cili nuk është tërheqës, por i pasur, sipas këtij studimi, lidhje të tilla nuk janë të zakonshme në popullatën e përgjithshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: