Studimet e shumta të kryera nga ekspertë sociologjie dhe psikologjie konfirmojnë se vetmia është e pandashme te mendjet brilante dhe krijuese. Kështu mund të shpjegohet lehtësisht edhe fakti se shumë lidera përfundojnë duke jetuar vetëm dhe nuk krijojnë familje. Burimi i gjenialiteteve të tyre gjendet pikërisht në faktin e mbylljes në një dhomë, në vetmi perfekte.

Sipas sociologut të njohur Eric Klinenberg të Universitetit të Nju Jorkut, të jetosh vetëm mund të jetë edhe burim i marrëdhënieve çilësore, sado të rralla të jenë këto. Pastaj siç dihet, “më mirë të jesh vetëm se në shoqëri të keqe”. Ka disa studime në fakt se vetmia ndihmon edhe në zhvillimin e empatisë.

istock-78928757-medium-0_1484423292-1479612

Një tjetër sociolog, Eric Kornuell i Universitetit të Itakës në Nju Jork, ka nxjerrë si rezultat pas shumë analizash se është më e mundshme që personat përtej 35 viteve të kalojnë më shumë kohë me miqtë se sa ata që janë në një lidhje.  Por nga gjithë zbulimet më kuriozi ka të bëjë me krijimtarinë dhe inovacionin.

Pas një ditë të kaluar në punë dhe mes miqsh, vetmia e mbrëmjes të çlodh dhe të jep mundësinë të jesh krijues. Një studim i hershëm i Mihaly Csikszentamihalyi, ka zbuluar se adoleshentët që nuk durojnë dot vetminë nuk janë në gjendje të zhvillojnë krijimtarinë e tyre.

1

Susan Cain, autorje e librit “Vetmia: fuqia e introvertëve në një botë që nuk resht së foluri” mbron tezën se të jesh introvers i bën mirë krijimtarisë. “Nuk është gjë e keqe të jesh një person introvers dhe të pëlqesh vetminë, mund të sjellë shumë rezultate në punë”, thotë ajo. “Shoqëritë perëndimore kanë harruar fuqinë e punës individuale duke i bazuar më shumë te puna në skuadër. Edhe në shkretëtirë mund të krijojmë diçka të mrekullueshme”, shton ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: