Limoni është një produkt shumë i përdorur edhe në bar-e e lokale të ndryshme, megjithatë sipas studiuesëve të ndryshëm nuk duhet ta pranoni në asnjë mënyrë për të mirën e shëndetit tuaj.

Sipas studimeve, në fetat e limonit që banakierët vënë në gotat e pijeve ka mikrobe të shumta, pasi limoni pothuajse asnjëherë nuk lahet në mënyrën e duhur.

Studiuesit kanë gjetur në studimin e tyre dse pothuajse 70% e mostrave që analizuan, përfshinin 25 lloje të ndryshme mikrobesh.

Hulumtuesit theksojnë se: “Mikrobet e gjetura në mostrat e limonit në studimin tonë të gjitha kanë potencial për të shkaktuar sëmundje infektive në vende të ndryshme të trupit”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb